Pas përfundimit të afatit të vendosur për Reformën Zgjedhore, ku palët sërish nuk kanë rënë në konsensus, ka reaguar ashpër ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Në një postim të bërë në Twitter, Kim thotë se tashmë ka ardhur koha që të mbahen premtimet e dhënë para popullit shqiptarë dhe të mos insistohet në qëllime që janë të parealizueshme.
“Të gjitha palët kanë treguar përparim dhe janë jashtëzakonisht pranë. Ju vendosët një qëllim, vendosët një afat deri në 31 Maj. Ka ardhur koha të hiqni dorë nga qëllimet jo të realizueshme apo në vendosjen e kushteve të reja. Koha të mbani fjalën e dhënë ndaj popullit shqiptar. Koha për të ofruar”, shprehet Kim.