Kryesore Ulet numri i të infektuarve me Covid-19

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19

Në një deklaratë për mediat, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 6 raste të reja të infektuar me Covid-19, një prej tyre personel shëndetësor.

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.

Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

“Nga sot do të fillojë lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufijve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e Covid19”.