Ka nga ata njerëz që do të vijnë gjithmonë përpara orarit të lënë dhe nga ata të tjerë që do të vonohen me orë të tëra. Kjo varet dhe nga astrologjia, të paktën sipas ekspertëve:
Dashi
Shenja me më pak durim nuk e toleron vonesën, madje as vonesën e vet nuk e duron dot. Ndonjëherë janë më të shpejtë se koha.
Demi
Shenja e Demit është gjithmonë vonë, ndaj i duhet përpjekje për t’u përmirësuar. Edhe nëse e kupton që është vonë për diku, nuk e prish terezinë, as magjinë e kafes që po pi.
Binjakët
Vrapon, vrapon, vrapon dhe është gjithmonë vonë. Arsyeja është se po bën shumë punë njëherësh.
Gaforrja
Këtu ndryshon historia. Gaforrja është një nga shenjat më të përpikta. Është gjithmonë i mirëorganizuar ky njeri. Nuk ia justifikon vetes asnjë vonesë dhe arrin ta programojë gjithçka.
Luani
E urren të presë, por të tjerët i lë ta presin.
Virgjëresha
Nuk është kurrë vonë dhe e urren të presë. Madje kur ka një takim të rëndësishëm, i bëjnë gjërat një ditë para gati.
Peshorja
Është gjithmonë vonë dhe madje mungesën e përpikmërisë në orare e shikon si një gjë shumë normale. Ajo që është më shumë për t`u habitur me këtë shenjë, është mëngjesi. Edhe nëse një ditë është zgjuar shpejt, sërish mbërrin vonë në destinacion. Dhe lind automatikisht pyetja 1 milion dollarëshe: Ku shkoi koha e këtij njeriu? Mister…
Akrepi
E urren të jetë vonë, por përfundon vonë gjithmonë.
Shigjetari
Është shenja më e përpiktë. E ka çështje nderi përpikmërinë.
Bricjapi
Është rasti më i çuditshëm. E bën gjithçka ngadalë, por çuditërisht është gjithmonë në kohë. A ka bërë ndonjë pakt me kohën?
Ujori
Gjithmonë vonë. Merret me njëmijë gjëra, edhe me të pavlefshme. Gjithsesi në fund fare i bën të gjitha dhe nuk heq dorë nga përgjegjësitë.
Peshqit
I vonuar kronik. Edhe nëse do përpiqej të ishte në orar, do t`i vështirësonte gjërat më shumë.