Aktualitet “Shko në jug për fundjavë po ta mbajti”

“Shko në jug për fundjavë po ta mbajti”

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka publikuar një foto, ku shihet që në rrugën e Levanit ka trafik të jashtëzakonshëm, për shkak se shumë qytetarë kanë zgjedhur jugun për të kaluar fundjavës. Gjoni ironizon qeverinë Rama, sipas së cilit nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar zhvillimin e turizmin në Shqipëri gjatë 7 viteve të tij të qeverisje.

“Shko në jug për fundjavë po ta mbajti, mund të të duhen edhe 9 orë për t’u kthyer në Tiranë”, shkruan Gjoni.

Megjithatë, ky numër i madh turistësh drejt jugut tregon se turizmi do e marrë veten shumë shpejt, pas goditjes nga koronavirusi.