Kryesore Zgjidhja gjeniale e Luksemburgut për trafikun

Zgjidhja gjeniale e Luksemburgut për trafikun

Me një popullsi prej 602 000 banorësh, Luksemburgut është një prej shteteve më të vegjël të Europës, megjithatë një prej problemeve më të mëdhenj që ka është trafiku i rënduar.

Për këtë arsye autoritetet kanë menduar një zgjidhje, me të cilën shpresojnë t’i japin fund radhëve të gjata të makinave nëpër rrugë:

Duke filluar nga marsi i vitit 2020 transporti publik në vend do të jetë falas.

Këtu përfshihen, trenat, tramvaj dhe autobusët.

Luksemburgu është një prej shteteve më të pasur në kontinent, madje mban vendin e parë për sa i përket raportit të Produktit të Brendshëm Bruto për banor në Bashkimin Europian. Duke qenë se çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë shumë të larta, shumica e forcës punëtore, që llogaritet të jetë 180 000, vijnë përditë nga shtetet fqinje, si Franca, Belgjika dhe Gjermani, që janë vetëm 30 minuta larg me makinë

Geoffrey Caruso, profesor në Universitetin e Luksemburgut, thotë se në vitin 2016, në vend ishin vetëm 662 makina për 1000 banorë. Po atë vit, çdo person harxhonte mesatarisht 33 orë në trafik.

Sistemi i transportit publik në Luksemburg mbulon të gjithë vendin dhe kushton rreth 491 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur, kosto që qeveria ka vendosur ta përballojë vetë.

Por Caruso është i shqetësuar se ofrimi falas i këtij shërbimi do t’i largojë njerëzit nga biçikleta apo ecjet në zonat urbane.

Historia e Luksemburgut në foto:

Popullsia e Luksemburgut është vetëm 602 005.
Gjuha zyrtare është ajo luksemburgeze, frëngjishtja dhe gjermanishtja, por edhe anglishtja është mjaft e përhapur.
Pallati i Dukës së Madh, është rezidenca zyrtare e kreut të shtetit. Luksemburgu është i vetmi Dukat i Madh në botë – ose një shtet që udhëhiqet nga një Dukë i Madh.
Pallati i Kushtetutës është ndërtuar në vitin 1600. Në sheshin qendror është vendosur në vitin 1923 shtatorja “Gelle Fra” që përkujton personat e rënë në Luftën i Botërore.
Sheshi “Guillaume II” në kryeqytet, në lagjen historike Ville Haute.
Përkujtimorja e Marrëveshjes së Shengenit, që solli heqjen e kufijve mes 26 shteteve anëtarë të Bashkimit Europian. Marrëveshja u firmos në fshatin Shengen të Luksemburgut, në vitin 1985.
Krahina Moselle, e famshme për verërat dhe panoramat fantastike.