Bota “Do të kandidoj për Presidente të SHBA”

“Do të kandidoj për Presidente të SHBA”

Senatorja demokrate që përfaqëson Kaliforninë, Kamala Harris, thotë se do të kandidojë për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e vitit 2020.

Kamala Harris, e cila u zgjodh si senatore në vitin 2016, më parë ka qenë avokate e shtetit. “E dua vendin tim”, tha ajo për emisionin “Good Morning America” të ABC, duke shtuar se do të luftojë për më të mirën.

Nga radhët e demokratëve ka pasur disa zëra që kanë thënë se do të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020, duke përfshirë Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe John Delaney.