Rastet e reja të evidentuara në Itali këtë të enjte kanë njohur rritje me 1/3 më shumë në raport me të dhënat e ditës së mërkurë. Në 24 orët e fundit janë evidentuar 379 raste në të gjithë vendin, ndërsa të mërkurën ishin 280.
Për t’u evidentuar është fakti që shumica e rasteve të reja sot, afro 66% janë evidentuar në rajonin e Lombardisë, që vijon të jetë me problematiku.
Ndërkohë numri i viktimave këtë të enjte është 53 (25 vetëm në Lombardi). Kjo është shifra më e ulët që prej 2 marsit kur ishin regjistruar 52 të vdekur.
Numri total i viktimave është 34 mijë e 167.
Në 10 rajone të Italisë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë. Për herë të parë Emilja Romanja nuk ka pasur asnjë të vdekur nga koronavirusi.
Nga dita e parë e epidemisë e deri më sot në Itali janë gjetur 236.142 raste me koronavirus nga të cilët janë ende të sëmurë 30637 ndërsa janë shëruar plotësisht 171 mijë e 338 të tjerë. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar rreth 1400 persona.