Ekonomi Britania e Madhe shënon rënien ekonomike më dramatike në histori

Britania e Madhe shënon rënien ekonomike më dramatike në histori

Britania e Madhe po del nga faza e karantinës, por pasojat e saj për ekonominë e vendit kanë qenë më shkatërrimtare sesa pritej.

Instituti i Statistikave britanik ka bërë të ditur të dhënat mbi ekonominë në vend në muajt e fundit, dhe ato shënojnë një rekord negativ të paprecedent.

Gjatë tremujorit shkurt-prill, rënia në ekonominë vendase ka arritur një mesatare 10.4%, ndërkohë që muaji prill ka shënuar rënien më dramatike të regjistruar ndonjëherë, me 20,4%.

Kjo shënon rënien më të madhe në histori, tri herë më e madhe sesa në rastin e krizës financiare të viteve 2008-2009.

Sipas analistëve, rënia e këtyre muajve do të shënojë një plagë që do të duhet vite për t’u cikatrizuar.