Aktualitet Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Familjarët hedhin poshtë pistën kryesore të policisë

Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Familjarët hedhin poshtë pistën kryesore të policisë

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Hekuran Billës, mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur për abcnews.al se familjarët e 40-vjeçarit janë pyetur në polici. Mësohet se ata kanë thënë se nuk kanë konflikte për ngjarjen e vitit 2006. Sipas tyre atë konflikt e kanë mbyllur.

Në fakt, kjo ishte edhe një nga pistat kryesore të policisë, pasi Hekuran Billa në vitin 2006, akuzohej se kishte vrarë 22-vjeçarin Prel Marku në Angli ku qëndronte si emigrant, ngjarje për të cilën kreu 12 vite burg.

40-vjeçari kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika ku qëndronte me dokumente të rregullta dhe po qëndronte në Durrës tek disa familjarë të tij.

Autorët e ekzekutimit të Hekuran Billës mbrëmë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë sipas policisë kanë qenë profesionistë. Kjo duket edhe nga mënyra e organizimit të atentatit por edhe të realizimit të qitjeve, të cilat janë në një precizion të lartë.

Arma e përdorur në këtë atentat sipas policisë është një automatik MP5, e cila është kryesisht në inventarin e forcave speciale të vendeve të ndryshme të botës për shkak të precizionit dhe qëndrueshmërisë së saj.

Pas krimit autorët u larguan me një automjet, i cili u gjet më pas i djegur në zonën e Pezës./AbcNews