Arkeologët kanë bërë një përparim të rëndësishëm në gjetjen e vendit të pushimit përfundimtar të Mbretëreshës Egjiptiane kleopatra, një varr i fshehur, ku ajo supozohet se është varrosur me të dashurin e saj Mark Antoni pas vetëvrasjeve të tyre.
Në një dokumentar të ri, ekspertët thonë se Kleopatra është varrosur në një vend misterioz në Deltën e Nilit.
Arkeologët po gërmojnë në vendin e Taposiris Magna, vetëm 60 milje larg nga Kajro, me shpresën për të zbuluar misterin pas kësaj mbretëreshe të pakapshme.
“Në Egjipt, buzë deltës së Nilit, po zhvillohet një gërmim masiv arkeologjik ndërsa ekspertët kërkojnë varrin e faraonit më të famshëm të Egjiptit”, shpjegon Science Channel.
“Një teori e re për varrosjen e Kleopatrës e prezantuar nga arkeologia Dr. Kathleen Martinez, sugjeron që varri i saj mund të gjendet në një vend të njohur si Taposiris Magna”.
Kleopatra ishte mbretëresha e fundit e Egjiptit dhe është një nga sundimtaret femra më të famshëm të historisë.
Ajo është e famshme për martesën me Perandorin Romak Jul Cezari. Mbretëresha vdiq në 53BC, siç thuhet nga vetëvrasja pasi ajo u kap dhe u arrestua në qytetin egjiptian të Aleksandrisë nga sundimtari romak Octavian.
Kathleen Martinez, një akademike nga Republika Dominikane, hedh hipotezën se pas vetëvrasjes së Mark Antonit, Kleopatra kishte vendosur një plan të detajuar që të dy të varroseshin në atë vend që i bëri jehonë mitit.
Më parë Martinez tha për National Geographic: “Kleopatra negocioi me Oktavianin (ai kishte mundur Mark Antonin në betejë) në mënyrë që të mund të varroste Mark Antonin në Egjipt”.
“Ajo dëshironte të varrosej me të për të rindërtuar legjendën e Isis dhe Osiris. Kuptimi i vërtetë i kultit Osiris është se garanton pavdekësinë. Pas vdekjes së tyre, perënditë do ta lejonin Kleopatrën të jetonte me Antonin në një formë tjetër të jetës, por së bashku për përjetësinë”, sipas Kathleen Martinez.