Kryesore Rama: Gjykatësit e 21 Janarit mund të përfundojnë pas hekurave

Rama: Gjykatësit e 21 Janarit mund të përfundojnë pas hekurave

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e parlamentit se gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve dhe nesër mund të përfundojnë prapa hekurave

“Sot është 21 janari këta vranë 8 vite më parë, sot vijnë këtu dhe kanë idenë se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë se do ta pengojnë edhe përmbysin reformën në drejtësi që është pa kthim. Gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve, nesër mund të përfundojnë pas hekurave”.

Sa për opozitën Rama u shpreh, “Këta sot janë edhe më të dobët se një muaj më parë, ne më të fortë, protesta na dha mundësinë që të dëgjojmë dhe reflektojmë. këtyre ju dha mesazhin nuk ju shikoj dot me sy. Ne na drejtoi një kërkesë të qartë duam këtë dhe këto me radhë, i duam nga ju dhe askush nuk i bën dot për ne. Këtyre ju tha që nuk ekzistojnë si alternativë”.