Një sherr mes të rinjve i ka kushtuar jetën një 25 vjeçari nga Vlora, i identifikuar si Aleksandër Petanaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “24 Maji”, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku disa të rinjtë u përfshinë në një sherr me thika.
Sherri mësohet se ka nisur pas një konflikti që vëllai i tij më i vogël, 18 vjeç, kishte me një grup të rinjsh, ndërsa viktima ndërhyri për ta mbrojtur, por njëri prej tyre e qëlloi me thikë në zemër.
Fillimisht Petanaj u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës ku iu nënshtrua një operacioni, por pa mundur ti mbijetojë plagës së marrë.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit me inicialet G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.