Kryesore Ndërron qëndrim dhe doktor Fauci: Nuk do të ketë rikthim të izolimit

Ndërron qëndrim dhe doktor Fauci: Nuk do të ketë rikthim të izolimit

Eksperti amerikan për koronavirusin, doktori Anthony Fauci deklaroi se fundmi se nuk e sheh një rikthim të masave shtrënguese të izolimit në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se niveli i infektimit qëndron në shifra të larta.

“Nuk mendoj se do të bisedojmë për rikthimin në izolim. Mendoj se duhet të flasim për një kontroll më të mirë të atyre zonave në vend ku duket se ka një shtim të rasteve të të prekurve”, deklaroi dr.Fauci në një deklaratë për shtyp.

Në një kohë kur situata në ish-epiqendrën e koronavirusit në Nju Jork është vënë në kontroll, infektimet janë duke u rritur në shtetet e tjera.

Fauci tha se duhet një qasje e lokalizuar për rihapjen e vendit, në mënyrë që zonat ku nuk ka raste të reja të mund të rihapin shkollat, ndërsa pjesët e tjera të vendit duhet të presin.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë gjithashtu tha se ai ishte optimist se së shpejti do të ketë një vaksinë, duke përshkruar rezultatet e hershme të testimeve si inkurajuese.