Deputeti Halit Valteri ditën e djeshme paraqiti në Kuvend një video të autorëve të dyshuar për atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja në Durrës para disa muajsh.
Videon Valteri tha se e kishte siguruar nga shoferi i mbetur i vrarë gjatë atentatit Andi Maloku.
News 24 ka publikuar videon e plotë të cilën paraqiti Valteri në Kuvend.
Në video shihen dy persona të cilët largohen në këmbë nga vendi ku kanë braktisur makinën. Njëri prej tyre është i arrestuar për këtë ngjarje.