Politika Negociatat me Shqipërinë, PE miraton amendamentin me 15 kushte

Negociatat me Shqipërinë, PE miraton amendamentin me 15 kushte

Parlamenti Europian miratoi, mbrëmjen e së enjtes, amendamentin e grupit të Partive Popullore Europiane me 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Amendamenti u miratua me 388 vota pro, 280 kundër e 19 abstenim, ndërsa u firmos nga eurodeputetja Kinga Gàl, me kërkesën e reporterit për Shqipërinë, David Lega.

Pro amendamentit votuan grupi liberal dhe ai konservator,e gjithashtu shumë deputetë nga e majta dhe e djathta.

15 kushtet u vendosën nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian me propozim të Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti.