Një tjetër gjeneral do të jetë këshilltar i kryeministrit Edi Rama.
Ish-prefekti i Elbasanit Maksim Malaj emërohet këshilltar për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Edi Rama.
Gjeneral Major Malaj është emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Këtë post më herët e mbante ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ndërkohë, Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja pak ditë më parë.
Kujtojmë se emri i këtij të fundit lakohet si kandidati i PS për për kryetar bashkie në Elbasan, në zgjedhjet e 30 qershorit.