Një statujë e diskutueshme e zbuluesit italian Kristofor Kolombi u hoq në San Francisko pasi protestuesit shprehën dyshimin se ai përfaqëson një simbol të shtypjes raciste.
Statuja dy ton, e ngritur në vitin 1957, u hoq me urdhër të këshillit të qytetit pasi ishte shënjestra e protestave dhe vandalizmit në ditët e fundit, raportoi San Francisco Cronicle.
Zyrtarja e qytetit Catherine Stefani e quajti heqjen e monumentit një “hap të domosdoshëm”, duke thënë se ai përfaqësonte “themelet e dhimbshme” të historisë amerikane.
“Të gjithë duhet të dënojmë skllavërinë, nënshtrimin dhe pushtimin … Statuja ishte një version ‘sanitar” i trilluar i historisë sonë..,” tha Stefani.
Javën e kaluar, Kristofor Kolumbit iu hoq koka në Boston. Një tjetër monument i ngjashëm u hodh në një liqen në Virxhinia.
Protestat e quajtura “Black Lives Matter” shpërthyen në një numër qytetesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, gjatë një arrestimi brutal policor në 25 maj në Minneapolis.
Protestuesit kanë synuar që monumentet që ata thonë se përfaqësojnë përndjekjen e afro-amerikanëve dhe pakicave të tjera.
Kolombi ishte një nga evropianët e parë në Botën e Re dhe konsiderohet njeriu që zbuloi Amerikën. Historianët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kritikuar rolin e tij për skllavërimin e popullsisë indigjene të Amerikës.
“Heqja e një statuje nuk është duke e fshirë historinë,” thotë Stefani.
“Është para së gjithash një shfaqje dashurie për miqtë dhe fqinjët tanë që janë lënduar në këtë moment, dhe për komunitetet që janë lënduar me shekuj”.