Aktualitet SHBA i dhuron Shqipërisë 3500 komplete testimi për COVID-19

SHBA i dhuron Shqipërisë 3500 komplete testimi për COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Shqipërinë me 3500 komplete testimi për COVID-19.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada amerikane në Shqipëri, e cila thotë se ndihma në fjalë është dorëzuar pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Më tej, ambasada shprehet se këto testime do të ndihmojnë autoritetet shëndetësore të gjurmojnë rastet e infektuara me coronavirus.

“3.500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane, kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP! Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to”, shkruan ambasada.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 330 testime, nga të cilat 50 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 42 qytetarë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga virusi.