Ish-ministri Saimir Tahiri u shfaq i buzëqeshur këtë të mërkurë tek Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të marrë pjesë në seancën për të.
Në momentet e mbërritjes, para se të futej në sallë, Tahiri shkëmbeu edhe batuta me gazetarët dhe operatorët.
Gjatë filmimit, një prej operatorëve u pengua dhe në këtë moment ish-ministri tha: “Filmoni, filmoni se kështu e hanë të gjithë”. Ndërsa operatori ia ktheu: “Jemi mësuar, ka ekuilibra kjo”.
Ndonëse pritej një vendim, trupa gjykuese e caktuar për ish-ministrin Saimir Tahiri vendosi sërish për shtyrje.
Verdikti pritet të jepet të premten në orën 13.00.