Krimet e aluduara të Thaçi-Veselit, nuk kanë të bëjnë me periudhën e luftës, por me atë pas saj.
Kështu thotë nga Clint Williamson, Prokurori i çështjes në Gjykatën Speciale.
“Ajo që ndodhi pas konfliktit nuk kishte të bënte me mbrojtjen e Kosovës ose luftën për liri. Përkundrazi, ky ishte një sulm brutal ndaj një pjese të konsiderueshme të popullatës civile. Ajo u drejtua pothuajse të gjithë serbëve që dëshironin të qëndronin në Kosovë, shumë prej të cilëve ishin të moshuar ose të sëmurë; tek romët dhe pakicat e tjera etnike; dhe u drejtua atyre shqiptarëve të Kosovës që kundërshtuan një grup të vogël brenda UÇK-së që kishin një monopol të pushtetit.
Në fund të fundit, kjo ishte vetëm për disa individë në udhëheqjen e UÇK-së që përdorin elementë të kësaj organizate për të kryer dhunë në mënyrë që të siguronin fuqi politike dhe pasuri personale për veten e tyre, jo për ndonjë kauzë më të madhe. Dhe, si individë ata duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre”, thotë ai në një deklaratë.
Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë vetëpërmbajtje.
“Për ata që janë të tunduar të reagojnë me zemërim kundër kësaj aktakuze dhe veçanërisht për ata në Kosovë që do të përpiqen të nxisin edhe publikun për të kundërshtuar atë, unë do t’iu thosha të vetëpërmbahen.
Këto janë akuza serioze dhe implikimet për ata që po akuzohen janë po aq të rënda, por është e rëndësishme që këto akuza të adresohen përmes një procesi gjyqësor dhe në kohën e duhur. Në këtë pikë, unë sinqerisht shpresoj se do të ketë një rezolutë të qartë që jep drejtësi për viktimat e këtyre krimeve – një hap kritik që do të lejojë Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara dhe ta lënë pas këtë periudhë tragjike”, thotë Clint Williamson.
Kjo frazë e fundit – “një hap kritik që do të lejojë Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara dhe ta lënë pas këtë periudhë tragjike” – duket se është dhe pjesa politike e çështjes.
Vendimi i Speciales për publikimin e aktakuzave tre ditë para takimit të Uashingtonit, është paragjykuar pikërisht për momentin kur ndodhi, duke u nuhatur në të një implikim politik.