Një ngjarje tragjike ndodhi mesditën e kësaj të hëne në Kukës. Një djalë vetëm 16 vjeç humbi jetën pasi u mbyt në liqen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Hani i Lacit, në fshatin Bardhoc. Sipas policisë, 16-vjeçari me iniciale L.G, ishte u futur për t’u larë kur dyshohet se u mbyt aksidentalisht.
Për gjetjen e trupit të tij janë angazhuan menjëherë shërbimet e policisë. Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.