Kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras e quajti vitin e parë të qeverisjes së ”Demokracisë së Re” një vit “të vështirë” dhe “të errët” për demokracinë, shoqërinë, ekonominë, klasën e mesme dhe rininë e vendit ballkanik.
”Qeveria ime dorëzoi një vend pa memorandume, me një borxh publik të rregulluar dhe me arritje edhe në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare për çështje kritike me rëndësi kombëtare”, theksoi udhëheqësi i partisë kryesore opozitare greke.
”SYRIZA nuk ka vetëm kapital morali dhe politik, por edhe përvojën dhe vendosmërinë për të rikthyer Greqia në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe drejtësisë sociale, së bashku me të gjithë grekët”, deklaroi Tsipras.