Sport Ibra: Me mua që në fillim, Milan do fitonte titullin. E ardhmja?...

Ibra: Me mua që në fillim, Milan do fitonte titullin. E ardhmja? Nuk bëj maskotën

A do të “divorcohen” Zlatan Ibrahimovic dhe Milani për herë të dytë në karrierën e tyre, në fund të sezonit? Suedezi, pas ndeshjes kundër Juventusit, duket se dha sinjale lamtumire nga “Djalli”. Kampioni kuqezi foli për DAZN, duke lënë hapur skenarë të rinj: “Le të shohim, ka ende një muaj për t’u argëtuar.

Këtu po ndodhin gjëra, që ne nuk i kemi nën kontroll. Më vjen keq për tifozët, sepse nuk arrijnë të më shohin “live”. Nëse stadiumi do të kishte qenë plot, atëherë do të ishin argëtuar të gjithë me ne. Ndoshta sonte do të mund të më kishin parë nga afër për herë të fundit nga afër. Pse? Lexoni ndër rreshta çfarë dua të them…”

Ibra, pra, ka një qasje krenarie dhe lë të kuptojë për diçka, që askush nuk do të jetë në gjendje ta verifikojë: “Nëse do të kisha qenë këtu që nga dita e parë, ne do të kishim fituar titullin. A po jap edhe indikacione nga jashtë? Unë jam president (i Hammarby në Suedi), trajner dhe lojtar, por për fat të keq më paguajnë vetëm si lojtar…

Unë jam në moshë, kjo nuk përbën sekret, por ky fakt është vetëm një numër. Jam duke u stërvitur mirë, kam një ekuilibër fizik pozitiv. Unë jam duke u argëtuar, edhe pse 38 vjeç. Natyrisht, nuk kam fizikun e mëparshme, po bëj atë që mund të bëj. Nuk mund të bëj atë që kam bërë 20 vjeç, por me inteligjencën time jam i vlefshëm. Nuk jam këtu për të shërbyer si “nuskë” (maskot), por sepse dua të sjell rezultate”.