Një serial i dedikuar ngjarjeve tragjike të Tropojës pritet të realizohet së shpejti në Hollywood, ku protagonist kryesor do jetë Fatmir Haklaj dhe familja e tij.
Njoftimi është bërë nga organizata ndërkombëtare World Albanian Congress WACl.
Me katër seri, filmi i Hollywoodit me titull “HAKLAJ”, do të kushtojë 30 milionë dollarë, dhe do risjellë në vëmendje ngjarjet e viteve ’90-2000.
Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i Kosovës.
Në rolin e Fatmir Haklaj të jetë doktor Jurgen Malaj. Në këtë film do të marrin pjesë aktorë të shumtë shqiptarë nga disa treva shqiptare.
Në këto katër seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, luftën e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare e nxitur edhe nga politika.
Protagonisti kryesor i filmit, 30-vjeçari Jurgen Malaj bën pjesë tek njerëzit më të besuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, i cili kontribuon vazhdimisht në bashkëpunimin midis inteligjencës amerikane dhe asaj europiane. Ai ka lindur në Fier dhe është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Doktori shqiptar jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij.