Kryesore 93 raste të reja me COVID-19, 4 persona humbën jetën

93 raste të reja me COVID-19, 4 persona humbën jetën

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 420 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 93 raste.

Katër persona kanë humbur jetën duken e çuar numrin total të viktimave në 89.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e COVID-19.

Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)

Testime totale 31933

Raste pozitive 3371

Raste të shëruara 1881

Raste Aktive 1401

Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 591

Durrës 229

Shkodër 178

Vlorë 120

Lezhë 68

Fier 42

Kukës 41

Korçë 34

Elbasan 33

Berat 25

Gjirokastër 22

Dibër 18