Qarku i Tiranës ka regjistruar numra të lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 93 raste në total, 62 ishin vetëm në kryeqytet. Kjo përbën një të tretën e të gjitha rasteve në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Tirana konfirmohet edhe njëherë si një nga zonat më të rrezikshme për Covid-19.
Aktualisht në qarkun më të madh në vend janë 591 raste aktive, më shumë se çdo qark tjetër.
Sa i përket rasteve këtë të shtunë, pjesa tjetër ishte shpërndarë në Shkodër me 6 raste, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 3371.
Ndërkohë Qarku i Tiranës është i pari edhe sa i përket listës së zezë të viktimash. 47 banorë të Tiranës kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë.
Numri i viktimave në Shqipëri prej Covid-19 ka shkuar në 89.