Kompania gjermane bioteknike “BioNTech SE” ka deklaruar se vaksina e tyre kundër koronavirusit pritet të jetë e gatshme për aprovim deri në fund të këtij viti. Ata thonë se presin që vaksina e tyre eksperimentale e koronavirusit të jetë e gatshme të kërkojë autorizimin e shtetit deri në fund të vitit.
Bashkëthemeluesi dhe CEO i kësaj kompanie Dr. Ugur Sahin tha se kompania shpreson të prodhojë miliona doza përpara miratimit dhe më shumë se një miliard deri në fund të 2021.
Gjatë një studimi me 45 persona, vaksina tregoi rezultate inkurajuese. Vullnetarëve iu dha ose një dozë e ulët, ose një dozë e mesme dhe kishin përgjigje imune pozitive.
Vaksina pritet të eksperimentohet tek një numër më i madh njerëzish, duke përfshirë 30,000 pjesëmarrës të shëndetshëm, pasi të merret aprovimi sipas ligjit. Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, po përdorin një kampion më të madh studimi të njerëzve, për të arritur sa më shpejt në një rezultat konkret.
“Bota kurrë nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë global të vaksinave të reja, ashtu si nuk ka parë më parë një përhapje kaq të shpejtë globale të një pandemie”, tha Dr. Sahin.
Vaksina që pretendohet të dalë në treg, përdor një pjesë të kodit gjenetik të patogjenit për të të gjeneruar antitrupa që njohin koronavirusin dhe e sulmojnë atë nëse një person infektohet.
Siç shkruan “Wall Street Journal”, kjo lloj vaksine do të ishte më e lirë dhe më e lehtë për t’u prodhuar sesa vaksinat që përdorin grimca të vdekura ose të gjalla të virusit.
BioNTech thotë se disa vaksina do të zgjasnin midis 9 dhe 11 ditë për t’u prodhuar. Dr. Sahin beson se do të duhen të paktën 10 vjet për të mposhtur Covid-19.
“Ne besojmë se virusi do të largohet vetëm kur më shumë se 90% e popullsisë të fitojë imunitet, qoftë përmes infeksionit, ose përmes një vaksine”, tha ai për “Wall Street Journal”.
Në ndihmë të studimit, tre grupe nga 12 persona morën ose një dozë 10 mikrogramë, një dozë 30 mikrogramë, ose një dozë 100 mikrogramë. Doza më e lartë shkaktoi ethe në gjysmën e grupit, kështu që nuk u dhanë më doza. Tre javë më vonë, pjesëmarrësve iu dha një dozë e dytë. Pas kësaj, 8.3 përqind e grupit 10-mikrogram dhe 75 përqind e 30 mikrogram raportuan se kishin pasur ethe. Sidoqoftë, këto efekte anësore nuk rezultuan në spital, dhe as nuk u konsideruan kërcënuese për jetën dhe u zgjidhën pas rreth një ditë.
Imunizimi gjeneroi jo vetëm antitrupa kundër virusit, por posaçërisht neutralizoi antitrupa. Kjo do të thotë se ata mund ta ndalojnë virusin që të infektojnë qelizat njerëzore.
Në bazë të studimeve rezultoi se nivelet e antitrupave neutralizues ishin midis 1.8 dhe 2.8 herë më të mëdha se sa ato që shihen te pacientët e rikuperuar. Vullnetarët që morën një dozë prej 100 mikrogramësh kishin nivele më të ulëta të antitrupave sesa atyre që u jepeshin dy doza të ulëta ose të mesme.