Extra 10 gjërat që instruktorët e palestrave “urrejnë” tek klientët e tyre

10 gjërat që instruktorët e palestrave “urrejnë” tek klientët e tyre

Të qenit një instruktor palestre është shpesh herë emocionuese, sidomos kur klientët duan seriozisht të ushtrohen. Por ka disa zakone të tyre, që shpesh tërbojnë edhe instruktorin më të qetë…

Vonesat

Pyesni çdo instruktor fitnessi se çfarë i bezdis më shumë dhe përgjigja që do të merrni është: Vonesat! Kjo vlen sidomos në rastet e të ushtruarit në grup. Kështu, nëse një klient vjen vonë, situata bëhet e bezdisshme jo vetëm për instruktorin, por edhe për klientët e tjerë.

Klientët e zhurmshëm

Në përgjithësi instruktorët inkurajojnë klientët e tyre që në palestër të jenë të shoqëruar nga një mik apo mikeshë. Të kesh një shok që stërvitet me ty është motivuese. Problemi lind kur në vend të stërvitjes bën biseda dhe sidomos kur ato bëhen me zë të lartë. Ruajini bisedat pas stërvitjes dhe për aq kohë sa jeni brenda atij ambienti kushtojini vëmendje instruktorit, për të shmangur çdo ngatërresë apo incident, raporton fitnessmagazine.

Dëgjuesit e këqij

Një instruktor i mirë e shoqëron çdo ushtrim me shpjegimin teorik dhe ajo që i çmend realisht ata, është kur shpjegojnë diçka në mënyrë të përsëritur dhe askush nuk dëgjon, ose vendos t’i bëjë gjërat siç di vetë.

Klientët e pasjellshëm

Shpesh në palestra ka klientë të cilët kanë një sjellje arrogante ndaj instruktorit dhe sidomos kjo vihet re në rastet e klientëve meshkuj me instruktoret femra. Ata zgjedhin të injorojnë ekzistencën e tyre dhe të bëjnë ushtrimet sipas qejfit.

Klientët që mbi-stërviten

Ky rast nuk ka të bëjë me personat që duan të sfidojnë veten, por me klientët që ndjekin metoda të vështira dhe përdorin pesha më të rënda se ç’duhet. Nëse instruktori ju kërkon të ulni disa kilogramë, e bën që të shmangni lëndimet dhe t’ju mësojë mënyrë e duhur. Edhe pse ka persona që dëgjojnë çdo këshillë të instruktorit, ka të tjerë që vazhdojnë të bëjnë atë që duan. Nëse nuk jeni të hapur ndaj udhëzimeve, ndoshta ai mjedis nuk është për ju.

Të mos përpiqesh mjaftueshëm

Në anën tjetër, ka edhe nga ata që nuk përpiqen mjaftueshëm. Ka raste kur klientët (femrat kryesisht) nuk pranojnë të ngrenë pesha nga frika se ndërtojnë një trup më muskuloz se ç’duhet. Ka të tjerë që druhen të bëjnë ushtrime të caktuara nga frika e lëndimeve. Në fakt nëse instruktori vëren se mund ta bëni, është detyra e tij t’ju inkurajojë. Dëgjojeni!

Të ndalësh në mes të ushtrimit

Të ndalësh qoftë edhe pak sekonda është njësoj sikur të lësh ushtrimin. Ideja e formimit të grupeve në palestër (aerobi, crossfit, zumba) është që ju t’i shfrytëzoni 45-60 minutat në mënyrën të mirë të mundshme. Nëse instruktori jep 100% nga vetja, atëherë të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju.

Përdoruesit e telefonit

Shumë palestra kanë një rregullore: Klientët duhet të vendosin sendet personale, duke përfshirë edhe telefonat celularë, në sirtar. Nuk ka asgjë më “acaruese” se dikush që, në vend që të jetë i fokusuar tek ushtrimet merret me telefonin.

Higjiena e keqe

Është e kuptueshme dhe normale që shkoni në palestër për t’u djersitur, por kjo nuk do të thotë që djersa juaj të bëhet e bezdisshme për të tjerët. Prandaj mos harroni të përdorni deodorantë.

Mungesa e sinqeritetit

Nëse trajneri ju pyet nëse keni ndonjë lëndim në fillim të stërvitjes, kjo është për të mirën tuaj. Në të tilla raste çdo instruktor është i aftë të modifikojë ndryshimet dhe t’i përshtati me nevojat tuaja. Por, për ta bërë duhet të dijë shqetësimin tuaj.