Italia mbyll kufijtë për shtetasit e Kosovës, të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri italian i Shëndetësisë në një reagim në “Twitter”.
Roberto Speranza, ka firmosur sot urdhrin që të futen Kosova, Serbia e Mali i Zi si vende me rrezik nga pandemia COVID-19.
Në njoftimin e dhënë, Speranza shkruan se kush ka qenë në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit do të ndalohet të hyjë dhe të kalojë edhe tranzit.
“Ne kemi shtuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në listën e shteteve me rrezik. Ata që kanë qenë atje në 14 ditët e fundit e kanë të ndaluar futjen dhe kalimin nëpërmjet Italisë. Në botë epidemia është në fazën më të rëndë. Nevojitet kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin e bërë deri më tani”, shkruan ministri italian në “Twitter”.