Politika Rama u kërkon deputetëve të vënë maskat, batuta me Rudina Hajdarin

Rama u kërkon deputetëve të vënë maskat, batuta me Rudina Hajdarin

Kryeministri Edi Rama u paraqit me maskë në seancën e sotme plenare dhe të njëjtën gjë iu kërkoi edhe deputetëve.

Në një moment kreu i qeverisë shkëmbeu batuta me deputeten Rudina Hajdari, e cila nuk  kishte vënë maskë. Pasi e vuri maskën, znj. Hajdari i fali edhe një kryeministrit, i cili gjestin e Hajdarit e mori si flamur paqeje.

“I dashur Halit vëre maskën. Hajdari vëre maskën. Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe moskontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur.

Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSH, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske. (Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës). Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky…”, tha kryeministri.