Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë për herë të 25-të në histori. Kurorën e mbretëreshës së Superiores për këtë sezon ia vendosi Vllaznia me fitoren 1-0 në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, që me këtë disfatë shkon -7 pikë nga kryeqytetasit, diferencë e parikuperueshme në dy javët e fundit.
Një fitore që i jep një fije shpresë Vllaznisë për të shmangur play out-in, por nga ana tjetër kurorëzon Tiranën kampione të vendin, që tashmë do të jetë e fokusuar të finalja e Kupës së Shqipërisë, me dëshirën e madhe për të bërë “bis” në këtë 100-vjetor të themelimit të saj.
Përfundoi pa gola sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Partizanit, një duel i drejtpërdrejtë për zonën europiane, me rezultatin përfundimtar që gëzoi “Djemtë e Detit”, që me një fitore të mundshme javën e ardhshme blindojnë vendin e katërt.
Me këtë barazim Partizani është praktikisht jashtë zonës europiane, madje i duhet ende një pikë për të shmangur play out-it.