Aktualitet Shefja e Infektivit flet pranë të sëmurit rëndë: Mos na përbaltni, Covidi...

Shefja e Infektivit flet pranë të sëmurit rëndë: Mos na përbaltni, Covidi nuk është gënjeshtër

Shefja e Spitalit Infektiv i kthyer tërësisht në spital Covid, doli me një video sot në mbrëmje ku i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ta besojnë koronavirusin, pasi, siç thekson, nuk është një gënjeshtër.

Najada Çomo reagoi indirekt dhe për komentet që shoqëruan videon e djeshme që shpërndau Ogerta Manastirliu ku u denoncua se një grua që rëndonte as që ishte në Infektiv dhe me COVID-19.

“19 Korrik, e Diel, në muajin e pestë që jemi duke trajtuar dhe luftuar pafund, për të shpëtuar jetë njerëzish që vuajnë nga Covid 19.

Infektologë, reanimatorë, infermierë, sanitare, imazheristë, janë sot në shërbim të mbi 100 pacientëve të shtruar. Janë shumë, dhe nuk mund ti përbaltni, po vuajnë, po luftojnë me vdekjen! Lutuni për shëndetin e tyre“, thekson dr. Çomo.