Politika Rama i përgjigjet Bashës: Pozitiv gjysmë hapi

Rama i përgjigjet Bashës: Pozitiv gjysmë hapi

Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi propozimin e ri të opozitës për lista të hapura 100%, por ruajtje të koalicioneve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj përmes rrjeteve sociale.

“Pozitiv gjysmë hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton”, shkroi Rama në Twitter.

Duke u ndalur tek kushti i opozitës, Rama shkruan: “Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standardizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive!”.