Politika Hajdari: Jam shumë e lumtur që më në fund Basha erdhi te...

Hajdari: Jam shumë e lumtur që më në fund Basha erdhi te qëndrimi ynë

Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, tha pas mbylljes së takimit të së premtes se tashmë listat e hapura janë realitet, pasi të tre palët janë pro tyre.

Hajdari tha se do vazhdojë të insistojë për hapjen 100% të listave, kauzë që e bashkon me Bashën, ndërsa Rama është shprehur për hapje të pjesshme.

“Më në fund pranoi që listat e hapura janë zgjedhja më e mirë për të forcuar demokracinë. Për dy vjet përpjekjet tona kanë qenë të forta për hapjen e listave. Kemi tre pozicione pro hapjes së listave. Në vazhdojmë t’i qëndrojmë propozimit tonë për hapjen 100% të listave. Për çështjet e tjera do konsultohem me deputetët opozitare. Jam e lumtur që PD iu bashkua kësaj kauze të rëndësishme. Ka qenë rrugëtim i gjatë, por kemi tre palë që mbështesin plotësisht listat e hapura. Jam vërtetë shumë e lumtur.”, tha Rudina Hajdari.