Një video e mjekut Pëllumb Pipero duke pirë me miq pa respektuar distancën e sigurisë u publikua nga disa portale.
Mjeku infeksionist u kritikua pasi shihej pa maskë dhe shumë pranë miqve duke ngritur dolli dhe thyer më pas gotën nga gëzimi i momentit.
Por në një reagim të fundit, Pipero shprehet se video është realizuar disa muaj para mes miqsh në Velipojë.
Ai tregon se tani që është një person i njohur, kjo po i kushton dhe s’mund të shmanget. Por shprehet se dreka ishte mes miqsh të cilëve ju ka besuar jo vetëm fytyrën por edhe jetën.
“Te jesh person publik mesa duket ka nje kosto kudo, edhe ne nuk i shmangemi dot. I mirekuptoj te gjithe! Nderkohe dua te sqaroj se video i perket nje dreke mes miqsh ne Velipoje, rreth disa muaj me pare, ne kushte krejt te tjera edhe pse me Covid, me te cilin duhet te mesohemi te bashkejetojme pse jo. E ritheksoj, dreka ishte mes miqsh, te cileve duke i respektuar ju kam besuar jo vetem fytyren por edhe jeten!“, shkruan Pipero.