Extra Harry dhe Meghan ishin xhelozë për William dhe Kate: Biografia e re...

Harry dhe Meghan ishin xhelozë për William dhe Kate: Biografia e re zbardh të vërtetën e largimit të çiftit

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk ju pëlqente që William dhe Kate kishin rolet më të mira zyrtare dhe ndjeheshin të mënjanuar nga Familja Mbretërore.

Në një biografi të re të publikuar së fundi, thuhet se Meghan dhe Harry u duhet të rrinin pas në radhë kur bëhej fjalë për projekte të rëndësishme, për të cilat anëtarët e tjerë të familjes si Princi William dhe Princi Charles favorizoheshin.

Biografia është shkruar nga gazetarët Omid Scobie dhe Carolyn Durand, të cilët janë adhurues të çiftit dhe kanë vendosur të zhvendosin vëmendjen në ndërmarrjet e tyre bamirëse.

Harry dhe Meghan thonë se ata nuk kontribuan në libër, por tregimi i Scobie dhe Durand bazohet në një rrëfim të gjerë të dhënë nga miqtë e çiftit.

Në shkrim pretendohet se Meghan dhe Harry luftuan kundër oborrtarëve që kishin frikë se ata do të bëheshin më të famshëm se vetë familja Mbretërore.

Sa i përket Dukeshës së Sussex, për të thuhet se hoqi dorë nga ‘gjithë jeta e saj për këtë familje’ dhe më pas nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej – por shton se ajo “nuk mund ta imagjinonte të kthehej sërish pas te familja mbretërore, pas Megxit”.

Harry, 35, dhe Meghan, 38 vjeç, u përpoqën të shkojnë direkt te Mbretëresha, 94, për të vendosur për të vendosur për largimin nga familja. Dëshira për t’u çliruar nga ‘ngushtica’ e jetës mbretërore, u bë aq e keqe sa Harry besonte se dikush po e ndalonte të takonte gjyshen e tij, Mbretëreshën.