Guximtar, i zjarrtë dhe inteligjent, Luani është një udhëheqës i natyrshëm i zodiakut, i gatshëm për të ndezur zjarrin, për të zhdukur padrejtësinë dhe për të bërë një emër për veten gjate rrugës së jetës. Luanët e vendosin veten në vend të parë dhe do të hedhin poshtë një plan që nuk përshtatet me agjendën e tyre apo idenë e argëtimit. Ky lloj tipari ka krijuar një ide të gabuar që Luanët janë arrogantë. Por në anën tjetër të monedhës, kur një Luan zgjedh të kalojë kohë me ty, është vërtet sepse ai apo ajo dëshiron.
Luanët janë të apasionuar në të gjitha drejtimet, duke përfshirë marrëdhëniet dashurore, i duan gjestet e mëdha dhe duan të tregojnë botën sa të kujdesshëm dhe të vëmendshëm mund të jenë. Ata gjithashtu nuk mund t’i rezistojnë dëshirës për të rënë në sy dhe shpesh i blejnë partnerin të tyre dhuratat më të shtrenjta dhe më të mira.
Puna dhe pamja e jashtme janë të rëndësishme për këtë shenjë. Ndërsa gjithë të tjerët janë të entuziazmuar nga personaliteti i Luanit, Luani çuditërisht është kritiku me i madh i vetes dhe e konsideron çdo ditë një sfidë. Shumica e njerëzve supozojnë se Luanët janë vetëm për veten e tyre, por arma e tyre sekrete është aftësia e pakufishme për dashuri, afeksion dhe bujari.
Tiparet Negative
Kokëfortë/ Duhen shumë argumente bindëse për t’ia ndryshuar mendjen.
Egoist/Në fakt, vetja e tyre është kaq e madhe sa i pengon ata në rrugën e tyre drejt suksesit.
Posesiv/I prirur për xhelozinë.
Dominues/Për shkak se ai/ajo është mbreti i xhunglës, e harruat?
Te paduruar/Unë dua gjithçka dhe e dua që tani!
Arrogant/Sepse thjesht kështu duhet të sillet një mbret.