Kuriozitete Mori 13.5 mln dollarë subvencione COVID nga shteti i Miamit, bleu një...

Mori 13.5 mln dollarë subvencione COVID nga shteti i Miamit, bleu një Lamborghini Huracan

Banori i Miami-t, David Hines është akuzuar për mashtrim. Ai e bleu makinë sportive me para që mori nga shteti si pjesë e një programi për të ndihmuar sipërmarrësit për shkak të Covid-19, raporton NBC.

29-vjeçari amerikan, përmes aplikacioneve në emër të ndërmarrjeve të ndryshme, kërkoi dhe mori nga shteti 13.5 milion dollarë subvencione për pagimin e pagave të punonjësve me qëllim të kursimit të vendeve të punës. Në raportet e tij, ai deklaroi se ai drejtonte katër kompani me 70 të punësuar dhe se kishte katër milion dollarë në shpenzime mujore të pagave.

Sipas prokurorëve, disa ditë pasi mori paratë, Hines bleu një Lamborghini Huracan të ri për 318,000 dollarë. Gjithashtu, në javët në vijim, ai nuk u paguante pagat punonjësve të tij, por harxhoi para në vendpushimet luksoze në Miami, por edhe në rroba dhe bizhuteri të shtrenjta.

Në kohën e arrestimit, Hinesit i kishin mbetur rreth 3.4 milion dollarë. Nëse dënohet me të gjitha akuzat, ai mund të vuajë deri në 70 vjet burg, tha një prokuror në Florida.

Akti i Ndihmës së Biznesit në SHBA u nënshkrua në 29 mars. Në total, më shumë se 600 miliardë dollarë janë ndarë për subvencione për bizneset e vogla të prekura nga koronavirusi.