Bota Conte kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme: E pashmangshme

Conte kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme: E pashmangshme

Me shumë gjasa, Italia do të shtyjë afatin e gjendjes së jashtëzakonshme, që mbaron në 31 korrik. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kërkuar nga Senati votën për të miratuar shtyrjen deri në 15 tetor.

Sipas Contes, “virusi ndodhet ende në qarkullim dhe shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme është e pashmangshme”.

Edhe pse ky veprim është kritikuar nga ata që mendojnë se shtyrja e afatit përkon me vullnetin e kryeministrit për të mbajtur kompetenca të shtuara nga rrethanat në mënyre jo-demokratike, Conte nënvizoi faktin se vendimi bëhet vetëm për të bërë të mundur” ndërhyrjen e shpejtë atëherë kur do të jetë e nevojshme, dhe nuk ka asnjë vullnet për të dramatizuar situatën dhe frikësuar popullsinë”.