Shëndet Çfarë ndodh me pacientët pasi shërohen nga Covid-19

Çfarë ndodh me pacientët pasi shërohen nga Covid-19

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se personat e shëruar nga Covid shfaqin probleme me zemrën. Një analizë e 100 pacientëve, që kohët e fundit u shëruan nga virusi zbuloi se gati 80 përqind e tyre kanë shfaqur probleme kardiake.

Ky konstatim lind nevojën për hulumtime të mëtejshme për të kuptuar pasojat afatgjata të COVID-19. Hulumtimi u krye nga Spitali Universitar Frankfurt në Gjermani, midis Prillit dhe Qershorit 2020.

Sipas studiuesve problemet kardiake janë vërejtur në 78 pacientë, ndërsa inflamacion i vazhdueshëm i zemrës në 60 individë.

Studiuesit vlerësuan karakteristikat demografike të pacientëve, shëndetin e zemrës dhe rezonancën magnetike kardiovaskulare.

“Rezultatet e studimit tonë japin një pasqyrë të rëndësishme për ndikimin që kjo sëmundje ka në problemet kardiovaskulare“, shprehen studiuesit.