Rritet sërish bilanci i rasteve të reja në Itali, ku sot janë regjistruar 289 persona si pozitivë ndaj COVID-19, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 212.
Ndërkohë, është pothuajse përgjysmuar numri i viktimave, 6 nga 11 të 24 orëve më parë.
Në Lombardi ka shifra të qëndrueshme, por shqetësojnë vatrat e reja që janë hapur në Emilia Romanja dhe veçanërisht në Veneto, ku regjistrohen edhe 3 nga viktimat dhe të infektuarit janë pothuajse dyfishuar.
Rritje ka edhe në rajonin e Lacios, nga 10 në 37 raste, pjesërisht brenda komuniteteve të huaja.
Viktimat totale nga pandemia në Itali kanë kaluar në 35129 persona.