Kulturë Zbulohet vendi se ku u realizua piktura e fundit e Van Gogh

Zbulohet vendi se ku u realizua piktura e fundit e Van Gogh

Ka qenë një kartolinë e vjetër, e gjetur gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë, që ka identifikuar vendin se ku u realizua piktura e fundit e Vincent Van Gogh.

Vendi me rrënjët e pemëve të zhveshura, ndodhet në Île-de-France, më pak se tridhjetë kilometra në verilindje të Parisit.

Autori i zbulimit, i bërë zyrtar dje me rastin e 130 vjetorit të vdekjes së artistit, është Wouter Van der Veen, sekretar i përgjithshëm dhe drejtor i Institutit Van Gogh.

Gjatë mbylljes për shkak të pandemisë, vëmendja e studiuesit ishte tërhequr në njërën prej kartolinave të vjetra që ai kishte dixhitalizuar në kompjuterin e tij dhe që përshkruante Auvers-sur-Oise në fillim të shekullit të kaluar.

Ajo përfaqëson një çiklist që ecën nëpër një rrugë, duke fokusuar një argjinaturë mbi të cilën prehen pemët me rrënjë gjysmë të pambuluara. Një vizion i njohur për ekspertin, i cili u largua në maj për një inspektim.

Nga atje u kthye i bindur: ky ishte vendi ku, njëzet vjet para se të kalonte çiklisti, piktori kishte realizuar veprën e tij të fundit, pak para se të vriste veten.

“Më në fund e di se ku dhe si e kaloi Van Gogh ditën e tij të fundit”. zbuloi Van der Veen për gazetën Le Figaro dy javë më parë. “Një mister u zgjidh pas shumë kohës. Kam kaluar orë duke kontrolluar”.