Në shtëpinë e Interit nuk ka qetësi ka humbur. Për këtë fajësohet fjalët e Antonio Conte-s në fund të transfertës në Bergamo. Akuza të rëndësishme kundër klubit. Ai mendon se Interi nuk i mbrojti sa duhet trajnerin dhe lojtarët në një vit të trazuar.
Duhej të ishte një fund kampionati i lumtur, plot kënaqësi për arritjen në vendin e dytë me një numër pikësh (82) që nuk është parë që nga koha e “tripletës” së Mourinhos, por në shtëpinë e Interit e kanë të vështirë të bashkëjetojnë në qetësi të plotë.
Fjalët e Antonio Contes në fund të takimit me Atalantan i kanë trazuar ujërat. Një sulm i drejtpërdrejtë dhe kaq i papritur që i ka kapur në befasi drejtuesit zikaltër. Marrëdhëniet janë përkeqësuar vetëm pak ditë para përplasjes me Getafen në Europa League e në këtë rast është i domosdoshëm një armëpushim, që këto shigjetime të trajnerit të ndikojnë sa më pak në atmosferën pozitive që mbizotëron në skuadër.
Zikaltrit do të përpiqen të fitojnë një trofe prestigjioz, të patin pas 9 vjetësh agjërim, që pastaj të përqendrohen tek e ardhmja dhe të marrim vendimin e duhur për të mirën e Interit.
Sipas “Corriere della Sera”, hipoteza e shkarkimit të Contes nuk është aspak e mundshme: Interi nuk ka mundësi të mbajë dy trajnerë në listën e pagave (ekziston edhe Spalletti, i lidhur nga një marrëveshje deri në vitin 2021) plus zëvendësuesin e mundshëm të aktualit. Është gjithashtu pothuajse e pamundur që Interi ta shkarkojë për një kauzë të drejtë dhe të mos e paguajë Conten.
Por nuk besohet se mund të ndodhë as varianti i dorëheqjes së Contes, i cili është ndër trajnerët më të paguar në botë me 12 milionë euro neto në sezon. Mundësia e vetme është që lamtumira të materializohet në një ndarje konsensuale.
Por kush do të zinte vendin e Contes? Për momentin kandidati i vetëm është Massimiliano Allegri i cili, në verën e vitit 2014, e zëvendësoi atë tek Juventusi. Me pak fjalë, një histori që rrezikon të përsëritet.
Për Conte-n, tashmë flitet për destinacione të mundshme në të ardhmen. Rikthimi në Premier League përmes Manchester United nuk duhet të hidhet poshtë apriori, ndërsa ka thashetheme edhe për një rikthim te Juventusi. Sipas La Repubblica-s, Conte ka ruajtur marrëdhënie të mira me drejtuesit e Juves dhe komunikon me ta gjithmonë, por presidenti bardhezi Andrea Agnelli është kundër rikthimit, pasi nuk ia fal mënyrën se si Conte u largua nga klubi.