Prodhimi i vaksinës së koronavirusit në Rusi do fillojë në shtator dhe deri në fillim të vitit 2021, vendi mund të prodhojë disa milionë doza në muaj, sipas ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.
Denis Manturov i tha agjencisë së lajmeve TASS se vaksina do të prodhohet në tre rajone ruse – Vladimir, Yaroslavl dhe Oblast të Moskës – me qëllim një fushatë të gjerë imunizimi që fillon në tetor.
Instituti i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamalei në Moskë, që drejtoi studimin e vaksinës, është bërë ortake me kompanitë Generium, R-Pharm dhe Binnopharm, me qëllim që të fillojë prodhimin në seri të vaksinës muajin e ardhshëm.
“Ne do jemi në gjendje të sigurojmë prodhimin e disa qindra mijë dozave në muaj, me një rritje të mëvonshme në disa milionë syresh”, tha Manturov.
Gamalei nuk është institucioni i vetëm rus që po punon për një vaksinë Covid-19, por deri më tani ka qenë më e suksesshmi.