Bota Rriten lehtë rastet me koronavirus në Itali, 5 viktima

Rriten lehtë rastet me koronavirus në Itali, 5 viktima

Ka pësuar një rritje të lehtë numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali, krahasuar me një ditë më parë.

Emergjenca Civile raporton se 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orë, ndërsa rastet e reja janë 190 nga 159 që ishin të hënën.

Të dhënat e tjera tregojnë se të shëruarit janë 177 ndërsa janë kryer mbi 43 mijë testime. Tre rajone italiane nuk kanë raportuar raste të reja dhe ato janë Bazilikata, Molize dhe Vale D’Aosta.

Numri më i madh i rasteve të reja u regjistrua në Lombardi me 44 të infektuar, ndjekur nga Emilia Romanja me 42 raste, Veneto me 20 dhe Lacio me 17.