Në zemër të rajonit idilik francez të Burgundit, në një vend të rrethuar me vreshta, me një kështjellë të Rilindjes dhe qytete kodrinore mesjetare, shtrihet një nga tërheqjet më misterioze të zonës.
Në një qytet të vogël në komunën e Tonnares, i njohur si Fosse Dionne, ka një gropë nga e cila buron uji, i cili siç duket nuk ka fund. Përveç kësaj, uji ndërron vazhdimisht ngjyrë.
Nga ky pus, çdo sekondë rrjedhin 311 litra ujë.
Edhe pse është studiuar ndër shekuj nga studiues të shumtë që zbresin në fund, askush nuk ka arritur ende të përcaktojë se nga vjen uji.
Romakët e përdorën këtë burim për të pirë, keltët e konsideruan të shenjtë, ndërsa francezët e mbyllën me një buzë rrethore prej guri dhe e përdorën atë si një lavanderi publike në vitet 1700.
Në përpjekje për të zgjidhur këtë mister të vjetër, dy zhytës profesionistë zbritën në hapësirat e ngushta të shkëmbinjve gëlqerorë me shpresën për të arritur te burimi. Ishte viti 1974.
Ndërsa të dy zbresin në fund, pasi humnera u ngushtua, në një moment ata u zhdukën. Vite më vonë, në 1996, qyteti punësoi një zhytës tjetër, i cili gjithashtu s’u kthye më.
Meqenëse ky burim u konsiderua tepër i rrezikshëm për zhytësit për vite me radhë, vetëm vitin e kaluar ndodhi që komuna e Tonnarres përsëri punësoi një zhytës profesionist, në përpjekje për të hetuar se nga vinte uji.
Është e pazakontë që ai zbriti më shumë se 70 m nëntokë, ose një total prej rreth 370 metrash nga hyrja dhe arriti të filmojë të gjithë rrugën, por prapë nuk mundi të gjente burimin e ujit, kështu që një nga sekretet më të mëdha antike të Francës mbetet ende e pazgjidhur.