Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 qytetarë, ndërsa janë konfirmuar edhe 171 raste të reja me Covid-19.
Por, pavarësisht trendit të frikshëm të vdekjeve, listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 190 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 6248. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në të gjithë territorin ka shkuar në shifrën e 3.988.
Rastet pozitive janë evidentuar si vijon:
Prishtinë 46 raste, Gjilan 24 raste, Gjakovë 15 raste, Viti 13 raste, Fushë Kosovë 9 raste, Pejë 7 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Ferizaj 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Dragash 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.
Në Kosovë në tri ditët e fundit kanë humbur jetën 39 pacientë, ndërsa 531 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, në Kosovë numri i të vdekurve ka shkuar në 354, shifër kjo tepër e lartë në raport me numrin e popullsisë.