Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandemi Majko ka shprehur falenderimin për të gjitha strukturat shtetëror që u angazhuan për zgjidhjen e kaosit të krijuar prej 5 ditësh në doganën e Kakavijës.
Në një postim në Facebook, Majko thotë se i kishte kërkuar kryepeshkopit Anastas Janullatos që të ndërmjetësonte me Greqinë për gjetjen e një zgjidhje për këtë situatë të krijuar.
“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi. Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan”.
Saga 5-ditore në Kakavijë përfundoi pak pas mesnate rreth orës 00:40. Ndërsa sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për të kaluar drejt Greqisë.