Aktualitet Nuk respektuan Aktin Normativ, gjoba të larta ndaj lokaleve në Tiranë

Nuk respektuan Aktin Normativ, gjoba të larta ndaj lokaleve në Tiranë

Tre lokale janë gjobitur me 30 milionë Lekë të vjetra dhe një tjetër me 10 milionë Lekë të vjetra në qarkun e Tiranës për mosrespektim të Aktit Normativ dhe protokolleve të sigurisë.

Kështu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Ndaj dy pronarëve të lokaleve, Rr.Xh. dhe H.H. u vendos gjobë 30 milionë Lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 kanë ndëshkuar me gjobë 30 milionë Lekë të vjetra dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, subjektin me pronar shtetasi R.C., pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërsa në Vorë, është gjobitur me 10 milionë Lekë të vjetra shtetasi H. I., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.