Aktualitet OFL u kërkon burimin e pasurisë 5 të dënuarve për vrasje dhe...

OFL u kërkon burimin e pasurisë 5 të dënuarve për vrasje dhe trafik droge

Njësia policore Operacioni Forca e Ligjit u kërkoi të martën 5 të dënuarve për vrasje dhe trafik droge justifikimin e pasurisë.

Përmes një deklarate për shtyp, OFL njoftoi se u kishte kërkuar plotësimin e formularit të vetëdeklarimit të burimeve pasurore: Elis Banushit, Edmond Stafës, Met Bozit, Bledi Çepës dhe Armand Gavellit.

Të pestë personat (katër të parët nga Elbasani, i fundit nga Berati) janë dënuar për trafik droge, ndërsa Bozi është dënuar për vrasje.

OFL dyshon se ata kanë ngritur pasuri duke shfrytëzuar aktivitetin kriminal, për këtë u kërkon që brenda 48 orësh të deklarojnë burimet e pasurisë në të kundërtën në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) do t’u sekuestrojë pasuritë.